>
LETERSISHQIP

Kur Të Vijë Koha E Të Iki

Kur të vijë koha e të iki në rrugën time pa kthim,
Mos më harro e dashur, po eja e vër lule në varrin tim,
Aty do me keshë gjithmonë nën mermer,
Poshtë tokës që nuk ngrohet kurrë, Dimër e Verë.

Lulet mi vëndosë sipër për hir të dashurisë,
Por mos qaj, se më zgjonë nga gjumi përjetesisë,
E di e dashur së për ty, vërtetë do jenë caste të rënda,
Edhe për mua qe i si i gjallë do përdrillem brënda.

Nëse është Vjeshtë, këput një degë gjethe pa rënë,
Dhe ma sill natën kur qielli është pa hënë,
Degën e këputur fute në ujë, brënda një gote,
Për mua ka për tu bërë hënë, se është nga dora jote.

U zgjata shumë e dashur, kisha mall, pa fola,
E di se me këto fjalë të trishta, shpirtin ta lodha,
Edhe kur Dimri të lëshoj dëborë, era përcëllim,
Mos ma pastro dëboren se është jasteku im.

DËRGOI: