>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Gjithmonë Dhuro Buzëqeshje

Gjithmonë dhuro buzëqeshje,
Dhe kur ke deshirë të qash me zë,
Edhe pse me dhimbje në këtë botë idjote.
Buzëqeshja mbetet gjithmonë parajsa jote.

Buzëqeshja e sinqertë gjithmonë të gëzon,
Zemrën ta ngrohë dhe shpirtin ta ndriçion,
Buzëqesh edhe kur rënkon e vuan,
Që të plasin nga marazi, ato që stë duan!