Shefik Arifi
I Ngopuri S'e Kupton Të Uriturin
Për disa, jeta është treguar shumë mizore
Janë të mbushur gjer në fyt me halle.
Varfëria i ka kapur keq për dore,
Dhe luftojnë me dhimbjen e madhe.
Ç'do të thotë të shkosh në dhomë i uritur,
I ngopuri s’e kupton se e ka barkun plot,
Kur sheh fëmijët si llampë e venitur,
Dhe sytë me lot.
Nuk e kupton që varfëria vret si rrufetë,
As ç'do të thotë t'mos kesh mbi kokë çati.
Për të mbijetuar robtohesh plot një jetë,
Jeton në një kasolle e jo në një shtëpi.
Kur fëmija me lot në sy çdo ditë të thotë:
-Babi, unë kam ftohtë në çdo dej.
Ty të dalin lot, e s'përgjigjesh dot,
Për ngrohtësinë që s'e gjen.
I ngopuri s' e kupton si është të jesh i sëmurë,
E ta bartësh dhimbjën me vete çdo ditë.
Se nuk ke para për të blerë një kurë,
E skamja me kohë ty të ka zënë pritë.
I ngopur, mos thuaj se e keqja është e mirë!
Por vrije mendjen, ndalu e mendo!
Kur vetë nuk e di sa është e vështirë,
Të paktën dhimbjen më tepër mos e shto!

Më shumë nga Shefik Arifi
- Kjo Shtëpi Hesht
- Ç'më Thoshte Gjyshi…
- Me Rrezet E Diellit Notoj
- Si Lule E Prillit
- Ishte Veç Një Ëndërr
- Gjërat I Them Me Emër
- Më Mirë Më Qani Të Gjallë!
- Bregdeti
- Ca Lule Për Ty Mbolla
- Nënë, Mjaft Mbajte Zi!
- Eja, Ela, Eja Me Mua!
- Je Yll Plot Vezullime
- Në Vargje Fshehur
- Tjetër S'dëshiroj!
- Më Erdhe Në Ëndërr
- Vlerat Shekullore
Komente 2