Silvana Berki
Fjalët E Shqiponjës
Dëgjojani këngën shqiponjës, lart në qiell.
Mbi trojet tona e shqetësuar fluturon.
Klithmë e saj dëshpëruese endet nëpër diell,
më kanë "TRADHETUAR", o bijtë e mi -lëngon.
"Më kanë prerë një krahë, ma kanë prish shtëpinë,
dhe zogjtë në fole, si njofë për zogjtë e mi.
Ma kanë kthyer shpinën, ndaj jua kam prerë gjinë,
se janë transformuar, në tjetër njeri.
Gostitin në sofër e hanë me të huaj.
Në tokën trashëguar, nga etërit dardanë,
po mbjellin një farë, që ska emrin tuaj..
dhe flamur i tyre..ska gjak Ilirjanë!
Pa dëgjomani njëherë... zëmrën gjith vajtim.
Dëgjomani, se unë... jam profeti juaj.
Kush më dëgjon mua, merr bekimin tim,
Kush më dëgjon mua, kurrë nuk do të vuaj.
Kjo tokë ska qënë shkretë, ta mbjellin të tjerë
Ska qënë pa flamur, tja thurin tani
Ka pas gjith një emër, që ka shumë vlerë
Mbret në keto anë...quhej Iliri!
Dëgjomëni se per ju unë jam një prind i mirë.
Se më shumë se unë askush z, do tju dojë.
Në shekuj jam bërë copë...të jeni të lirë.
Se jeni shqiponja, mjaltë edhe zgjojë.
Tani...më bëtë mysafirë në troje të mija?!
Tani... të cunguar, frymën po ma zini?!
Qielli Ilirjan, është dhuratë nga vet Perëndia,
Ndaj, mos ja ktheni shpinën...se ju zë mallkimi!