>
LETERSISHQIP
Silvana Berki

Keqdashesia Nuk Ka Nevoje Te Durohet

Eh! Te kisha krahet e shqiponjes
do te rrija lart ne hapesire
qe ne toke te mos i prekja demonet
urrejtje, intrige apo cmire.

Te kisha krahet e shqiponjes
do fluturoja pa frike gjithkund
cmires njerezore masken do tja grisja
me kembe do ta shkelja perfund.

Te kisha krahet e shqiponjes
ne humnere do te hidhja urrejtje e xhelozi
copa le te beheshin ne fund te gremines
qe asnje shenje mos tu gjendej perseri.

Eh, te kisha krahet e shqiponjes
sa gjera ndryshe do te doja te beja une
nga zgjedha intrigante do te cliroja
nga ironite qe te prishin pune.

Te kisha krahet e shqiponjes
ne krahe do te mbartja te thjeshtin njerine
ne token e premtuar do ta coja
ku dielli lind pa keqdashesine.