>
LETERSISHQIP
Silvana Berki

Secret Love

… e kemi bluar kaq herë kafenë mullirit të dorës,
sa kycet kërcasin si teh giljotine,
nuk e kupton se kjo pranverë po vonon
se dëbora nuk bie vetëm të zbardh qepallat e ngrirë,
por edhe sytë tanë të malluar,
ngecur horizontit,
që presin, e presin të celin petalet,
e epshi yt të derdhet brendësisë së kopshtit t`im,
Nuk mjafton një pikë derdhur nga oazet e thata
nuk mjafton një oqean nga kontinentet e qara
që ti të ngresh fustanin e pranverës,
duke furfuritur epshit tim.