>
LETERSISHQIP
Silvana Berki

Valixhia

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur aeroplanit ju ngjita lart ne kaltersi
mbrapa nuk lashe vetem prinderit e mjere
por nje pjese nga jeta ime gjithesesi

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur valixhen me kujtime e mbusha plot
valixhja me bente te ndihesha me vlere
si engjell, trishtimin ma fshin nga syte dhe sot.

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur ne gjuhe te tjera fillova te mendoj
atdhetaret sot me duhet ti pyes dhjete here
qe nje kontakt mendimesh perseri te krijoj.

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur emrin me thane ta ndryshoja
thua se emri im skishte asnje vlere
por nje monster gatuar, vetem te punoja.

sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur valixhen e zbraza atje ne dhe te huaj
Kam emer-bertita- nje histori si te tjere
per kete nuk kam pse te vuaj.