>
LETERSISHQIP
Simona Shalcanj

Ndonjehere

Ndonjëherë lodhesh.. Lodhesh duke e parë veten si zhgënjehesh nga persona që i do dhe i vlerëson..!
Lodhesh duke ecur përpara me kokën lart sikur asgjë të mos kishe ndodhur, kur në fakt je e shkatërruar përbrenda..!
Lodhesh duke parë veten si ndryshon çdo ditë nga njerëzit me dy fytyra..!
Lodhesh duke vrapuar pas dikujt që nuk bën asnjë hap për të ardhur drejt teje..!
Lodhesh edhe duke pritur diçka që ndoshta s'do të vijë kurrë..!
Vjen një moment që lodhesh nga gjithçka që të rrethon, lodhesh nga padrejtësitë e kësaj jete edhe për një çast do të dëshiroje të mos kishe egzistuar kurrë. Por, jo...