Skënder Rusi
Zëra Fëmijërie
E shita shtëpinë që kisha në fshat,
E bleu një mik(megjithë ëndrra)
Që atëhere ai po flet përçart,
Është dikush, më thotë, atje brenda!
Dikush që flet me vete, që ankohet!
Sidomos kur nis e bie mbrëmja!
Shpërndahen retë e mia,
unë nis kthjellohem:
Paskam mbyllur fëmijërinë aty brenda!
-2-
Dhe i them mikut tim të trembur,
Të ma jepte prapë atë shtëpi - mister!
Përndryshe do dëgjonte çdo natë zëra,
Sikur të ish në Purgator apo në Ferr!
Nuk e mendoja se do ndodhte kështu,
Se fëmijëria në mister mund të kthehej!
Ata zëra nuk ikin nga shtëpia kurrë,
Dhe miku im tërë jetën do trembej!
Nuk e besoja se mund të ndodhte kështu,
Se fëmijëria fantazëm ishte bërë!
Atë shtëpi nuk do ta shes më kurrë,
Sikur të më japin falas botën e tërë!
E bleu një mik(megjithë ëndrra)
Që atëhere ai po flet përçart,
Është dikush, më thotë, atje brenda!
Dikush që flet me vete, që ankohet!
Sidomos kur nis e bie mbrëmja!
Shpërndahen retë e mia,
unë nis kthjellohem:
Paskam mbyllur fëmijërinë aty brenda!
-2-
Dhe i them mikut tim të trembur,
Të ma jepte prapë atë shtëpi - mister!
Përndryshe do dëgjonte çdo natë zëra,
Sikur të ish në Purgator apo në Ferr!
Nuk e mendoja se do ndodhte kështu,
Se fëmijëria në mister mund të kthehej!
Ata zëra nuk ikin nga shtëpia kurrë,
Dhe miku im tërë jetën do trembej!
Nuk e besoja se mund të ndodhte kështu,
Se fëmijëria fantazëm ishte bërë!
Atë shtëpi nuk do ta shes më kurrë,
Sikur të më japin falas botën e tërë!
17 korrik 2012
Komente 0