Skender Lazaj
Balada E Trëndafilit
Trëndafil Përmeti, gonxhe gjysëm çelur,
lëkundje tërmeti, Tokën kur ke prekur,
treteshin prej derti, kudo ku ke shkelur,
tundohej dhe mbreti, seç ngeli i mekur.
Flokët të argjendë, balli i florinjtë,
yjet le pa mendë, dalin të zën prit,
si dy gjysma Hëne, ç'të kërcenin gjinjtë,
e lindur prej Nëne, a Nënë ke Perëndit.
Krihej në mëngjese, për pasqyr kish qiellin,
ishte vash me vese, me sy rrëzonte diellin,
ishte e lart prej shtrese, sojëlleshë dellin,
tretej pikël vese, kur dashurit mbjellin .
Shpërndaje nektarë, trëndafil me degë,
me shikimin zjarrë, që digjte si zhegë,
pikëlonte mjaltë, buza ngjyrë shegë,
Zoti Ty të faltë, a te Ty falet vetë.
Kur gjum Ajo flinte, Vjosa tërbohej,
Dhëmbeli në gjunj binte, Guri thërrmohej,
lumi i tër ngrinte, sa nga gjumi zgjohej,
Perëndin çe mahnite, zemra i helmohej.
Zemrën ç'ja helmove, Perëndis moj çapkëne,
seç i bëre gjëmën, me bukurin Tënde,
të donte të tërën, paçka se bij Nëne,
s'do kish krijuar femrën, t'dinte ktë fund gjëme.
Seç i ngrita pritën, me ylber të prillit,
mbi supe i zbritën, gjith soji bilbilit,
Përmetare femrat, pika e floririt,
Përmetare zemrat, i lidhëm zinxhirit !

05/10/2013
Komente 0