Skender Lazaj
Dialog Hyjnor
Dhe në dritën e qiririt,
vjershëronte zoti vetë,
Thellë syve të Naimit,
zoti shihte një profet.
Unë i ngelur krejt pamëndje,
me sytë te perëndia
Kur zoti e pyet Naimin:
- A do bëhet Shqipëria?!
I ra nur prej perëndie,
dy diej çelën njëhershi:
- Ti je zoti, ti e di. - tha Naimi edhe qeshi.
- Shqiptarët, zoti im,
kanë dy rrugë e s'kanë tjetër;
O do bëjnë Shqipërinë,
o do ta bëjnë patjetër!
- Ke të drejtë Naim profeti,
o faqebardhi si borë,
Tani është bash momenti,
fatin ta marrin në dorë.
Pa ta bëjnë Shqipërinë,
zonjë të rëndë si pate thënë,
Atje të rrisin fëmijnë,
t'mos shkojnë në tjetër vënd!
Kaq tha zoti, dhe u ngrit,
vjershërim i buron goja,
- Imzot, - tha profeti - prit,
nëm një çast hua të rroja,
Të sodisja Shqipërinë,
si kundër e ëndërroja;
Me sy qiellit foli prerë:
Mos më prisni, tani s'vij!
U tregua zemërgjerë,
tha tek la fronin e tij:
- Fatin botës ke në duar,
derdhe në defter me ar!
Profeti prapë skaliti;
"Shqipëri që më jep nder,
më jep emrin shqipëtar!"
vjershëronte zoti vetë,
Thellë syve të Naimit,
zoti shihte një profet.
Unë i ngelur krejt pamëndje,
me sytë te perëndia
Kur zoti e pyet Naimin:
- A do bëhet Shqipëria?!
I ra nur prej perëndie,
dy diej çelën njëhershi:
- Ti je zoti, ti e di. - tha Naimi edhe qeshi.
- Shqiptarët, zoti im,
kanë dy rrugë e s'kanë tjetër;
O do bëjnë Shqipërinë,
o do ta bëjnë patjetër!
- Ke të drejtë Naim profeti,
o faqebardhi si borë,
Tani është bash momenti,
fatin ta marrin në dorë.
Pa ta bëjnë Shqipërinë,
zonjë të rëndë si pate thënë,
Atje të rrisin fëmijnë,
t'mos shkojnë në tjetër vënd!
Kaq tha zoti, dhe u ngrit,
vjershërim i buron goja,
- Imzot, - tha profeti - prit,
nëm një çast hua të rroja,
Të sodisja Shqipërinë,
si kundër e ëndërroja;
Me sy qiellit foli prerë:
Mos më prisni, tani s'vij!
U tregua zemërgjerë,
tha tek la fronin e tij:
- Fatin botës ke në duar,
derdhe në defter me ar!
Profeti prapë skaliti;
"Shqipëri që më jep nder,
më jep emrin shqipëtar!"
Komente 0