>
LETERSISHQIP

Rastësisht

Sytë tan u kryqëzuan rastsisht,
ndrin të mit'sy, kur buzëqeshje u fale,
brennda tyre je imazh, përjetësisht,
flaka që lindi nga rastësia, rezultoi fatale.

U luta Zotit të të kurseja, e panjohur,
e burgosa ndjenjën, ngriva kallkan,
me puthje ma ktheje, e pandrojtur,
pa e ditur se po ndizje një vullkan.

Zjarri që u ndezë, ende djegë,
sytë shndrijn si rubin, ende duhen,
buzët e tua t'ëmbla, ngjyr shegë,
vallë kan ende etje, vallë ku shuhen ?!
03/10/13

DËRGOI: