>
LETERSISHQIP

Ç'pyetje Idjote

Eh mor zoti Lu
Prapë ti me k’to pyetje
Qasu, qasu t’h’u
Nëse ke vrejtje!

Rrjeta prapë bosh
Ashtu si ç’ka qenë
Se s’është një kodosh
Por plotë me peshkaqenë!

Ike se u lodhe
Nga fjalët-E lage s’e lage
Rrjetën që ti hodhe
Doli rrjetë merimange.

Ku pyet peshkaqeni
Prej rrjetës tënde
Këtu qen bir qeni
Janë Të tërë e në një mendje.

Si proverb’r-i vjetër
S’mund t’ketë të dytë
Sepse korbi – korbit
Kurrë nuk ja nxejrr sytë

Ujqërit njëri – tjetrin
Nuk e shqyejnë or Lu
Por mbi “bagëtinë”
Kërdin bëjnë këtu!

Pyet dhe Yuri – Kimi- n
Meqe e ke patriote
Se kur beri betimin
Premtoj si zotrote.

Si ti dhe ajo
Do bënit epokë
Peshq jo që jo
Por s’kapët një cironkë!

Sytë, o zoti Lu
Na ngelë nga Amerika
Por dhe vetë pernditë këtu
Sapo vijnë i kthejmë në shtriga!



S’e ndalëm dot epokalipsin
Ti ike, si ikën një ëndërr
rrahjet të çartura klithnin
Të ul’shin kërkonin një zemër

S’më dolën as lotët e lëngët
Të derdheshin kërkonin një sy
Të nxirnin dufin e shtrëngët
Por ti s’ishe aty…
s’ishe aty…