Teki Çarçani
Kujtim
Si një kujtim thell i fshehur rastësisht zbuluar,
Mu çfaqe
Vegim farfuritës i një kohe të shkuar,
Nuk të fola, heshtja e ëmbël ishte dhe,
Më fliste ……
Pothua e kisha harruar atë të qeshur,
Ndjekur nga vrap’i leht, i shkujdesur lëndinës,
Që në lule e blerim ishte veshur —e un
Një vrojtus i drojtur, i heshtur,
Por tek të vështroja,
Dhimbshëm me klithi ndryshimi,
Përhumbur tash lundroje mes gotash,
Fjollash tymi…….
Për një çast vështrimet takuam,
Por shkreptima akullin s’e shkriu —-ti dole…….
Më kot shtriva krahët, mirazhi mu tret në duar,
Fitili ish fikur,
Vai, kish mbaruar.
Mu çfaqe
Vegim farfuritës i një kohe të shkuar,
Nuk të fola, heshtja e ëmbël ishte dhe,
Më fliste ……
Pothua e kisha harruar atë të qeshur,
Ndjekur nga vrap’i leht, i shkujdesur lëndinës,
Që në lule e blerim ishte veshur —e un
Një vrojtus i drojtur, i heshtur,
Por tek të vështroja,
Dhimbshëm me klithi ndryshimi,
Përhumbur tash lundroje mes gotash,
Fjollash tymi…….
Për një çast vështrimet takuam,
Por shkreptima akullin s’e shkriu —-ti dole…….
Më kot shtriva krahët, mirazhi mu tret në duar,
Fitili ish fikur,
Vai, kish mbaruar.
Komente 0