>
LETERSISHQIP
Teki Çarçani

Poetëve Te Burgosur

Dhimbja nuk e mbajti dot klithmën
Që doli prej muresh, e thatë, e çjerr,
Shpend i arratisur, nga kush di se ç’tmerr,
Me kërkëllima drynësh të ndryshkur,
Me kuisje hijenash perzier.