>
LETERSISHQIP
Teki Çarçani

Proi Malor

Skllav ikur zinxhirësh,
Shpërthen t’ertit hon,
Por në liri s’gjen, veç veç flatra,
Më to mbi katarakt fluturon
E shkumon luginës së blertë,
Thua, një tuf kecash të bardhë
lodrojnë,
Gurgullon hareshëm si një thirje
E lugina tej e tej ushton,
Un zërin që nga larg ta dëgjoj e shpejtoj,
Një mik i vjetër më fton,
Ti, i dehur vrapon në liri,
Duket se për mua mëndjen shum s’e vret,
Por ujvara plot hir e stoli,
Mes harqesh t’ylbertë shpejton,
E më pret,

Por, kur shiu nis,
Kur vetëtima qiellin kris,
Veç gur e trungje rrokullis,
Shpatit, ku si i çmendur,
Shkon e supet i shkund me tërbim,
O kal i egër pa fre që harbon
Po aq i çmëndur sa ty
Mbas shkulmit gjëmus un vrapoj
Beethoven ti sot emrin ke
E un simfonin të dëgjoj

Ti e di që un prap nesër
Pranë teje do të vi,
Kjo diçka të sjell ndërmend,
E shkumon plot kënaqsi,
Kur ti afrohem ujvarës,
Era fort do të fryjë,
E ti cirka do t’më hedhësh,
Duke qeshur si fëmi.