>
LETERSISHQIP
Teki Çarçani

Vështrim

Tek shkoja rugës pa qëllim,
Tretur, mes turmës haruar,
Ta ndjeva etjen, flakërim,
Prush nën vel hiri mbuluar,
Vështrim që në heshtje digjesh…..

Në magji shkela, e pa kuptuar
Ngela i heshtur, ngurtësuar,
Por kur u zgjova ëndra ish tretur,
Më kot të kërkova mes turmës
I etur,
Vështrim që në heshtje digjesh…..

I vetëm në shtëpi mërzitem,
E për pak ajër dal shëtis,
Por s’di pa pritur se si gjëndem,
Po në ktë rugë « rastësisht « 
Vështrim që në heshtje digjesh…….
E djeg,
Bandit që natën qerpikësh shket.