>
LETERSISHQIP
Teki Çarçani

Pragmatizëm

Në vend të këmishës së bardhë,
pak të zverdhur,
zgjodha këmishën e zezë...
pak të zbardhur.
(Ish takimi i parë)

NDARJE

Si një pasagjer i hutuar,
Që befas kujtohet
Se diçka ka harruar,
Më kot kërkoj të kthehem
Ndërsa tik-taku i hapave
Si të fundit rrahje
të shuhet.