Tyran Prizren Spahiu
Errësira E Tmerrit
Vajton buzë urës mbledhur sa një grusht
E dobët e njomë dridhet
Kjan zëri i saj më mposhtë
Ofrohem vashëzës flokët i përkdheli.
Heshtje…ngrit kokën më shikjon
Janë sytë e humbura në gjirin e jetës
Mos kjaj çupëz engjëllushe hyjnore
Lejo duart e mia të të përqafojnë.
Një dallgë e ngrohtë hyri në gjoksin tim
Gjeti folen në shkëmbin shpirtëror
U liruan fluturat shpresa tingëlloi
Vallja e yjeve përshëndet fisnikërinë.
Si korona e diellit shkëlqeu në mua
Çupëza e vogël dhuntia e Perëndisë
Do të të ngroh jeta e vogla hyjneshë
Nuk do shijosh më errësirën e tmerrit.
Në dhomën tënde vetmia do mungoj
Lotët nuk do gjejnë strofullë
Sigurinë e foles do ndiesh princeshë
Do zbarkoj qetësia në fëmijërinë tënd.
E dobët e njomë dridhet
Kjan zëri i saj më mposhtë
Ofrohem vashëzës flokët i përkdheli.
Heshtje…ngrit kokën më shikjon
Janë sytë e humbura në gjirin e jetës
Mos kjaj çupëz engjëllushe hyjnore
Lejo duart e mia të të përqafojnë.
Një dallgë e ngrohtë hyri në gjoksin tim
Gjeti folen në shkëmbin shpirtëror
U liruan fluturat shpresa tingëlloi
Vallja e yjeve përshëndet fisnikërinë.
Si korona e diellit shkëlqeu në mua
Çupëza e vogël dhuntia e Perëndisë
Do të të ngroh jeta e vogla hyjneshë
Nuk do shijosh më errësirën e tmerrit.
Në dhomën tënde vetmia do mungoj
Lotët nuk do gjejnë strofullë
Sigurinë e foles do ndiesh princeshë
Do zbarkoj qetësia në fëmijërinë tënd.
vargje poetike IV
Komente 0