>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Unë Prizreni

Bashkëjetoj me qytetin e lindjes
frymoj me Shadervanin
kujtoj rininë, kujtoj Marashin e muzikës
shkruaj, meditoj, mendimet sërish rikthehen
*
Fat, ndjesi që okupon qenien
hapat e para në Ty mësova
në Ty pasuri e mahnitshme jeton
kujtoj ditët në gjimnaz, shfryrjet në ahengjet e mesnatave.
*
Shpesh, kohën kaloj në breg të lumit
pyetem pse Qytet je magji,
pse Bardhi Lumë me qetëson?
Më trego pse frymëzohem
nga ti rrjedhin idetë?
Ti sërish hesht, thua se kërkon të më gjykon!
*
Qyteti im ke të drejtë
unë, ne, dorëzohemi Sharmit tënd
ndjesë kerkoj, por, poezite nga shpirti ytë burojnë
romanet jetësore frymojnë në dashurinë tënde or Legjend.
*
Ja, shikjo PIKTURËN që të gjallëron
shpesh jemi ngatërruar, të kam fyer, të kam sharë
thuaj, njeriu në ty i dashuruar edhe qorton
ja, i hape krahët, krahët për dashnor
jeta vazhdon, shohë edhe sot rinia në Ty betohet.
*
Jo, poezi për Ty nuk dua të shkruaj
meriton shumë më SHUMË, meriton poem epike qëndisur me PIKTURË
këtë do bëj Qytet i shenjtë
di, tek ti vinë, dhe do të të vizitojnë pelegrinët e dashurisë.
*
Eh, mesnata ka kohë që ka ikur,
agu i mëngjesit me zuri në kraharorin tënd
tani largohem, shihemi sërish në mesnatë
premtoj, shkronjat do të të ngrisin në meritorin vend.
*
Po, gjithandej në botë miliona foto kujtojnë Urën e Gurit
miliona hapa që shpiejnë në Kështjellë
mijëra poezi, pa fund vizita mbresëlënëse Lidhjes.
*
Prizren, vetëm Ty nënshtrohemi, Ti, or e lashtësisë ikonë
në gjirin tënd faltoret janë vëllezëruar
tek ti, në vendin më të bekuar takohemi me historinë.