>
LETERSISHQIP
Vjollca Koni

Dëgjoma Lutjen

Më rrëmbeve buzëqeshjen, me dhe trishtim
më bëre të vuaj për çfarë endé s’e di
më humbe mendimin në honin e mërzisë
më bëre t’ia harroj shijen dashurisë.
Ç’poshtërsi!

Përse moj Jetë kështu më gllabëron?
Më bën të vuaj, shumë pak më gëzon
Ç’të kam bërë që sillesh me mua kështu
Unë jam si të tjerët që pres shumë nga Ju.

Të dhashë gjithçka që munda dhe pata
Me shpirt e lodhur edhe netëve të gjata
Të lutem vetëm fare pak të kërkoj
Kthemë buzëqeshjen që jetën ta shijoj!

Të shijoj melodinë, të jetoj dashurinë
Të ëndërroj për Ty, për ditët që vijnë
Të kem gaz në sy, të kem hare ne zemër
T’i uroj të gjithë, secilin në emër

Të dëgjoj bilbilat me dëshirë dhe ëndje
Të pranoj trëndafilat njëlloj si çdo femër
Të kujtoj çdo gjë dhe të kem dëshirë
Të dua më fort, të bëhem më e mirë.