>
LETERSISHQIP
Vjollca Koni

Urata Ime

Me shqiponjën do doja të jem mbi Tomorr,
E t’ju shoh me radhë sa t’më shuhet malli,
Shpirtin tim të brishtë çdo ditë t’ju dërgoj,
Kudo që ju ndodheni edhe matanë oqeanit.

Me shpejtësinë e rrufesë e ngrohtësinë e zjarrit,
Urimin tim dërgoj në çdo zemër shqiptari,
Se mbi çdo gjë që kemi është atdheu,
Në jetë të jetëve ky amanet i të parëve.