>
LETERSISHQIP

Koktej

Shpeshherë pi verë, uiski, raki a birrë
Por shpirtin s’e kam dehur, jo, kurrë
Se jam zonjë grua, nuk jam burrë
Të pi, të dehem e të bëhem thumb.

Sot do çapitem fillikat nëpër qytete
Dua shpirtin ta ngroh si të futem në furrë
Të kthehem diku, të dehem, thashë me vete
Të dukem në sytë e botës si burrë.

Gotën e kristaltë belhollë e të pastër
E kapa shumë fort dhe po e shtrëngoja
M’u bë sikur dorën ta lëmoja-fërkoja
Pa ditur se një copë qelq të ftohtë po takoja.

Papritur mesholla nuk duroi më shumë
Një “krrak” u dëgjua dhe u ciflos shumëfish
Kokteji që kisha përgatitur me sqimë
U përzije me gjak dhe me lot të trishtë.

Po unë – thashë me vete, nuk bëhem dot burrë
Jo, jo disa orë, por qoftë dhe një minutë
Nuk mbaj dot në zemrën time, jo, kurrë
Shpirtra të ciflosur, të lënduar, të ngurtë.