Xhenc Bezhi
Bisedë Me Vëllanë Në Skype
Një dhomë e thjeshtë këndej,
një tjetër andej,
dy kontinente,
ndërmjet
një oqean hallesh,
një oqean i hidhun,
si kjo ndamje për së gjalli.
Fëmijtë tanë,
në gjunjë si para altarit,
shtangë tek shikonin,
herë atë e herë mue,
sa nuk u vinte me besue,
cili ish këndej e cili andej,
aq ngjashmëni
mes meje dhe atij.
Një "halo" në gjermanisht,
një "hi" në anglisht,
po ah! – buzët e njoma
pengoheshin në shqip,
fjalët përgjysëm,
edhe pse
zemra e gjaku - një.
Mandej dikush,
(s’mbaj mend se kush),
kujtohet e gishtat gërsheton
si shqiponjë dykrenare.
Atë çast u duk,
se dhomat papritë,
andej e këndej,
sikur morën dritë
prej emblemës shqiptare,
por gjuha, gjuha,
ajo veç belbëzon.
"Halo" në gjermanisht,
"hi" në anglisht,
po ah! – buzët e njoma
pengoheshin në shqip,
fjalët përgjysëm,
edhe pse
zemra e gjaku - një.
një tjetër andej,
dy kontinente,
ndërmjet
një oqean hallesh,
një oqean i hidhun,
si kjo ndamje për së gjalli.
Fëmijtë tanë,
në gjunjë si para altarit,
shtangë tek shikonin,
herë atë e herë mue,
sa nuk u vinte me besue,
cili ish këndej e cili andej,
aq ngjashmëni
mes meje dhe atij.
Një "halo" në gjermanisht,
një "hi" në anglisht,
po ah! – buzët e njoma
pengoheshin në shqip,
fjalët përgjysëm,
edhe pse
zemra e gjaku - një.
Mandej dikush,
(s’mbaj mend se kush),
kujtohet e gishtat gërsheton
si shqiponjë dykrenare.
Atë çast u duk,
se dhomat papritë,
andej e këndej,
sikur morën dritë
prej emblemës shqiptare,
por gjuha, gjuha,
ajo veç belbëzon.
"Halo" në gjermanisht,
"hi" në anglisht,
po ah! – buzët e njoma
pengoheshin në shqip,
fjalët përgjysëm,
edhe pse
zemra e gjaku - një.
Komente 0