>
LETERSISHQIP
Xhenc Bezhi

Degë Lisi

Në mes të fushës,
larg, shumë larg prej malit,
zvarrë tërhiqet një degë
gjithë nyje e rrema,
prej kohësh gjethet tha,
e rrugës
kalbë e ra.

Nuk e kishte pre dor‘ e njeriut.
S’e kish thye jo er‘ e Veriut.
Rryfeja e kishte dërmue
e tej përplasë
tue e nda lisit
shekullor,
atje në shteg të malit.

Zvarritet ajo,
tërheqë nga ujna e baltë.
Tashma
as dielli e ngrohë në dej,
as ndjen ajo ma shiun,
vetëm ngrica
e çanë dhe ma tej,
trupin e saj gjithë plagë.