>
LETERSISHQIP
Xhenc Bezhi

Jakova Ime

Nga rrajët e shpirtit
shpërthen
llav’ e mallit
në vargje shndrrue.

Nën diell të huej
m’u dogjën andrrat

për tokën, për djepat
e për prehnin tand;

për varret-themel,
që mbeten hapun;

për rritjen e frenueme
e për gjinin e plagosun;

për Qabratin e Krenën,
për agun e lirisë;

për ballë e gjoks
të hapun
marshit të epokës.

Ajo që lindë -
sheh dritë,
dhuron rreze,

Jakova ime,
e pa shoqe.
Shtator, 2008