Xhenc Bezhi
Udhtari
N’ kapërcyellin e dy stinëve
kam rrëmue shpirtin
me ashka
që ndizeshin flakë
pak me ju frye.
Gurrash të kullueme
kam shue etjen
e tokës së vrazhdë
që s'e bante bukën e motit
pllambë për pllambë i kam ra.
Zanin e sirenave të detit
kam ndigjue,
por s'i kam pa.
Kam udhëtue edhe natën
kur qielli s’kishte
yj as hanë.
Lumi s’po u drejtuaka
pse e këput e del matanë.
Në stinën e tretë
veshun me petkun e nusnisë,
trembi zogjtë e vdekjes
dhe dimnat larg shtëpisë.
kam rrëmue shpirtin
me ashka
që ndizeshin flakë
pak me ju frye.
Gurrash të kullueme
kam shue etjen
e tokës së vrazhdë
që s'e bante bukën e motit
pllambë për pllambë i kam ra.
Zanin e sirenave të detit
kam ndigjue,
por s'i kam pa.
Kam udhëtue edhe natën
kur qielli s’kishte
yj as hanë.
Lumi s’po u drejtuaka
pse e këput e del matanë.
Në stinën e tretë
veshun me petkun e nusnisë,
trembi zogjtë e vdekjes
dhe dimnat larg shtëpisë.
Komente 0