>
LETERSISHQIP
Xhevahir Cirongu

Buzëmbrëmje Në Det

E ndoqa hijen e natës
Pas dritës së xixëllonjës të vetëmuar,
Hapat i hodha ashtu ngadalë
Aty te bregu i detit sërisht
Fjalën "Dashuri’’ në rërë kish’ shkruar.

Thash se mos isha në ëndërr
Por jo, kjo ndodhi me të vërtetë;
Mbi gjurmët e ngelura në rërë
Lundronte fjala si varkat në det.

Buzëmbrëmjeve bregut të detit
S’ka lëvizje njerëzish si më parë,
E trishtë kjo verë e vitit 2020- të
Edhe xixëllonjat dritën e kanë mekur.

Erdha ti them valës së detit
Që të dy jemi të trishtuar vërtet,
Së bashku mallin e dashurisë tretëm
Nën dritën gjysëm vezulluese të xixëllonjës.

Ika atë buzëmbrëmje nga deti
Dhe pas lash gjurmët si kujtim,
Më pëshpëriti edhe fjala e shkruar në rërë
Eja prapë më tha, të pres biri im!