Xhevahir Cirongu
Shqiponjat Arbërore
Nga thellësia e shpirtit erdhi loti i detit
Si ujë Valbonë rrodhi për mbi faqe,
Pranë gjirit të nënës kokën fortë mbështeta
Tek shqipja me dy krena bijtë e saj gjejnë paqe.
Afrohem e lulëkuqen këputa atje tek zalli
Dhe shqipes sime ia vendosa në ballë,
Ëndrrat u zgjuan ku piva qumështin e nënës
E gurët e dhimbjes u tretën aty dalëngadalë.
Eca, eca i përgjumur në pesë kontinente
Si anije nëpër dete mendimet shtegtuan si magelan,
Shekujt e pabesë gjakun derdhën në tokën Arbërore
Ndërsa lulëkuqja në sfond shqiponjën në gji mban.
Gjethet e përflakura të nëntorit vjeshtak
U shkundën nga shekujt rreth trungut të vet,
Shumëngjyrat bashkoi, - nga ato lindën vetëm dy
E kuqja, e zeza shkruan fjalën PAVARSI!
Shqiponjat Arbërore zbritën në Vlorë
Dielli i nëntorit ngrohu ngjyrat Kuq e Zi,
Në valët e flamurit akujt e shekujve u shkrinë
Dhe puthjet e Isa Boletinit vulosën Pavdekësi!

Komente 0