>
LETERSISHQIP
Xhevahir Cirongu

Kënga E Lotit

Lotët e shkurtit u derdhën mbi arkivol
dhe yjet zbritën nga qielli
duke e përqafuar.
Në heshtje mes lotëve
dëgjohej zëri i saj që këndonte
valsin e këngës.
Heshtje, heshtje, heshtje!
Vetëm tingujt e kitarës dëgjoheshin.
Pranë arkivolit të Vaçes
Shqiponja kishte hapur krahët për të fluturuar.
Në sytë e saj lexova fjalën – Atdhe!
Dhe plisi i dheut shkroi me gërma të arta Vaçe!
Pastaj, këndoi valsin e këngës të Vaçes.
E dëgjoj mbretëresha e këngës shqiptare
Së bashku me yjet në qiell ndaloi mbi re,
Atje me yjet
Në përjetësi do këndojë këngët e atdheut

Këtë poezi ia kushtoj mbretëreshës së këngës shqiptare, Artistes së Popullit Vaçe Zela