Xhevahir Cirongu
Kitara Mbi Barakë
Atje, flladi i erës së detit lëkundte
Gjethet e pishave hijerënda,
Nga drurët me ngjyrë të hirtë
Në kënetën me bar zhukë, ndërtuar baraka.
Përtej atyre ishte vezullimi i detit
Në gjol bretkosat këndonin këngën e tyre,
Ndërsa atje mbi barakën e vjetër
Kitara në heshtje shkruante pentagramin e saj.
Simfonia e tingujve, dëgjohen brenda strehës
Kur pikat e shiut vjeshtak i lagnin trupin,
Erërat e çmendura fryjnë e ndalin aty
Pastaj, gjethet e zverdhura kitarën e puthnin.
Atje, mbi barakën e vjetër një kitarë
Qëndron shtrirë e vështron qiellin,
Ashtu në heshtje, me sy të përdalë
Yjet numëron, s’është më e gjallë.
Ndjellëzeza marrëzi u shfaq tek ajo barakë
Dikush gjuajti me çifte mbi kitarë,
Saçmat u derdhën, në trup hapën plagë
Nga kjo ditë atë e gjen vetëm duke qarë.
Pentagrami i heshtur së kitarës
Në barakën e vjetër, mbi çati qëndron,
Vesa e kripur mëngjeseve plagët i mjekon
Ndërsa mbi tela natën Korbi shpend,
Këngën e dhimbjes asaj i këndon.

Komente 0