>
LETERSISHQIP

Lamtumira E Puthjeve

Në kohën, kur s’preket dot kronometri i garave
që të kapet ideja e shkëmbit të ngrënë nga vala e qetë blu,
në kohën, kur u ndaluan puthjet me një dekret global
e ra dhe qeveria,
këshilli i etikës mjekësore u mblodh
që të diskutonte për puthjet dhe qeverinë,
e hapësira bojë gruri valëvitej jashtë,
këto ngjarje më zunë momentet
që po lexoja “Jetët e 12 Çezarëve”,
ndërsa, vite larg meje vegjetoje ti,
gjithë në lamtumirën e puthjeve sodisje
fërshëllimen e gjetheve,
duke kërkuar shpirtin e tyre,
që t’i mbështillje me të plagët e zemës,
përgjatë hingëllimave aritmike të çartura,
përgjatë viteve tona të vjedhura…