>
LETERSISHQIP

Verbëri Lufte

U zgjata te të puthë,
poshtë veshtrimit doli hëna,
toka rrëshqiti butësisht
vesës,
mbinë valltare me kokë lulesh.
Rekrutët e rinj po bëhën gati të shkojnë,
qielli qeshi me një vetëtimë në dhëmbë.
Në kopshtin kinez
s’po nxjerr më zë lyra
për instrumentin e himnit.

Merrni zemërimin e flokut tim,
në kodër të këndojnë edhe skllevërit ujqër.
Zogjtë vejnë e ikin
si valë errësire në pyll!
Shtëpia ime – gjeth i zi shiu,
hija ime rri poshtë saj,
me njërin sy mangut.
I mungon, si i mungon zjarrit, akullit,
hënës së pikëllimit njëri sy
që të shohë deri në fund
të verbërisë së vet,
i humburi dhe i fituari,
sepse këtu jetës i mungon më e keqja,
vdekja e vet.

Poshtë saj… hijes sime
i mungon njëri sy
Nëpër një vesë
nën të rri shtrirë hijes ime
triumfi im që e kam në duar
dhe nuk e njoh, s’më njeh, vajtojmë të dy.