>
LETERSISHQIP

Pa Kthim, Pa Kthim!

Humnerë e heshtur e ndarjes, rri e etur për ujin
e hurb tingujt e ofshamës.
Nata po thanë rrobat e saj të bardha në memorien
që është ballkoni i trishtimit,
ku hyjnë e dalin fëshfërima të dashura fijesh të holla bari
që rriten në moçalet e erërave të kujtimeve
e dashuria, si një etiketë dhe malli si një pronar njerëzish
çdo ditë bëhet më e vogël, si një manare e sëmurë
në tryezën, ku shërbehen vetëm djallëzi
dhe skllavëri të luftës…
Tatëpjeta, tatëpjeta që të këpusin sytë,
mos gjëkundi në horizont do shohësh një kodër
të shkretë.