>
LETERSISHQIP

Tangot Me Dantellë

Tash në lojë futet adrenalina, gjersa afrohesh
dhe më mirë
te buzët e portave të parajsës së gjallë,
ah, ndonjëherë pas këyre portave
ndodh të fshihet dhe hadi,
edhe gjarpëri përbindësh Pitoni, edhe Zeusi
vetë e Jupiteri.
Tash adrenalinën s’e ulim dot, shkojmë të humbim
në kënaqësinë e verbër të fatkeqësisë sonë,
është seks 48 gradësh, si vera e Rahovecit
që nuk tregtohet askund,
ndonëse ka një çertifikatë të varur në qafën e hollë
të shishes,
te ne, e kupton, i dashun, seksi tregtohet më shumë
se vera.
Çdo gjë e bëjmë më ndryshe, nga se ç’duhet bërë
e kur jam me ty, zemra lufton t’i ngjitet bjeshkës
më shpejtë
dhe kur mbërrinë në maje, ah atje krejt në majë të majës,
ç’ peizazhe të bukura kap syri e shpirti!
Ç’vullnet i shenjtë më zë!
Unë – përjetimi yt i ndaluar, - të shtihem
puthitur teje e trupi,
shpirti yt e loja e klitorit, ja kozmosi,
arti që shfaq profili strikt!
Vëri duart tek ky shembëllim mëndafshi, plot af e push,
disenjo natyrë, gdhendje duarsh të mjeshtërve antikë
e fushave të luftës më të çmuar të dashurisë që ka shpirt
dhe poshtë pjesëve të mia të rrumbullakëta,
të denja që s’i zë
asnjeri nga zotat në Olimp, as lojë vullnetesh,
as lojë mashtruese ndërgjegjesh,
as tringëllima dekoratash,
vëri duart poshte vitheve të mia, ashtu,
tashmë katër palë kuaj,
dy koçi diellore, shumë seanca shpirtërore… të gjitha
njëherësh po ndodhin që trupi e shpirti
më është ngrehur pezull
dhe po fluturoj nëpër re të bardha e nuk zbres dot.