>
LETERSISHQIP
Agim Shpata

Hënës

Flisnin njerëzit për ty hënë
që ndryshon ti, por nuk i besova,
dhe në fakt kur mbrëmë të pashë
me të drejtë mbeta i befasuar.
Ishe rritur zbukuruar
Kishe marrë dritë shumë,
Disa thoshin do prishet moti
e të tjerë do të ketë furtunë.
Pra kështu vendose hënë?
Gjithnjë trupin të ndryshosh,
Dhe unë i mjeri këtu poshtë
më ëndrrën s’di si ta vazhdoj.