>
LETERSISHQIP
Agim Shpata

Zëmblakut

O, Zëmbla pse në mendime
sot ti ke rënë?
Pse rënkon e s'të qesh bizarre
ç'është gjithë kjo gjumë?
A kujton vitet e shkuara?
Vitet gjëmëzinj
që tu arratisën djemtë
filizat e rrinj.
Që të gjithë morën aratinë
ikën zemërvrarë.
Lanë gra e fëmijë
nëna, baballarë.
Ikën burra, vajza, djemtë
ikën në prendimi.
Ikën nga një sterrë e zezë
mbushur pikëllim.
O, Zëmblak ç'të gjeti atëherë
mbete si jetim.
Ngarkuar me frikë e tmere
re në dëshpërim.
Disa vdiqën burgjeve
çuna të pa rritur
disa vdiqën në tortura
shumë të sfilitur.
O, Zëmblak ç'farë të ka gjetur?
Qeshu pakëz ti.
Pse rri kaq I trishtuar
mbuluar je në zi
Zēmblaku jo nuk flet
se buza i nxjer vrer.
Se ikën burrat, djemtë
se iku një pranverë.
Vdiqën nëna, baballarë
e fëmijët e gjirit.
Sa të tjerë u masakruan
nga dora e krimit.
Kockat s'dinë ku i mbetën
varet i sheshuan.
Dhe përmbi eshtrat e tyre
pallate ndërtuan.
Eh, ç'fare s' bëri komunizmi
krimi nē Shqiperi
Anembanë ky vend
plot varre, lot e zi.
Era gjak bie në burgje,
dhimbje në internim.
Zërat e tyre dëgjohet
akoma dhe sot me rënkim.
Kēmbē zbathur në dëborë
natës erësirë
ecin burra, gra, fëmijë
ecin por të ngrirë.
Fle Zëmblaku rëndë -rëndë
zia ka mbuluar
Pērcjell njerzit, portat mbyllur
zemrat duke vajtuar.
Shikoj fushat e Zëmblakut
shikoj edhe malet
Më kujtohen gjithë njerzit
erdhën halle mbi hallet.
Nuk e pashë të qeshur kurrë
fshatin time Zëmblak.
Që të gjithë e përbuznin
fshat ballist e ku lakror.
Gjëmë e madhe në vatrën tonë
qështë sfondo këtë harim
Mbetën plagë të mëdha
që s'do kenë shërim.
Dy ti varën në litar
sa ti pushkatuan?
Sa jetë Zëmblak të morën
sa të masakruan?
O, Zëmblak kam dhimbje shumë
për hallet e tua.
Por unë nuk do të të ndahem
je pragu që dua.
17.5.2014