Agim Shpata
Nënës Sime
Tani ti fle.
Bën gjumë përjetësie?
Pa fjalë, pa halle, pa frymë, pa jetë.
Rron në pafundësi vetmie,
Por e harruar ndërkohë
Me mall dashurie.
O nënë, o e shtrenjta ime!
Ti mbetesh e gjallë e pavdekshme
Si diell që kurrë s’ka perëndime.
Nënë, o nënë un’ende në ëndërrime,
Të ndiej zemrën, duart e lodhura
nga hallet, dertet që më ledhatojnë
e ninullat puthjet, përqafimet.
Ti fle, e fle, e shlodhesh në përjetësi.
Nuk të harroj e s’do të ketë për ty,
kurrë, kurrë harrime.
O nënë, o diell i shpirtit, i zemrës sime,
Që kurrë s’do ketë perëndime.
Bën gjumë përjetësie?
Pa fjalë, pa halle, pa frymë, pa jetë.
Rron në pafundësi vetmie,
Por e harruar ndërkohë
Me mall dashurie.
O nënë, o e shtrenjta ime!
Ti mbetesh e gjallë e pavdekshme
Si diell që kurrë s’ka perëndime.
Nënë, o nënë un’ende në ëndërrime,
Të ndiej zemrën, duart e lodhura
nga hallet, dertet që më ledhatojnë
e ninullat puthjet, përqafimet.
Ti fle, e fle, e shlodhesh në përjetësi.
Nuk të harroj e s’do të ketë për ty,
kurrë, kurrë harrime.
O nënë, o diell i shpirtit, i zemrës sime,
Që kurrë s’do ketë perëndime.
1989