>
LETERSISHQIP
Agim Shpata

Lotët Në Filxhan

Në filxhanin me kafe
një pikë loti më pikoi,
Nuk e di se si nga syri,
se ndjeva kur më shkoi.

Thashë :kafen s'do ta pij
Por loti më dëgjoj,
E tha: i qetë rri
Se shpirtin ta kuptoj.

Pastaj më foli
kam rënë të zi,
Pije kafen bashkë me mua
Se unë jam si ti.

Në qoftë se është helm
aty jam dhe unë
Kemi një shpirt të dy,
të lindur në furtunë.

Ngrije këtë fixhan
pije këtë kafe,
Të jemi të dy bashkë
se kemi vuajtur shumë!