>
LETERSISHQIP
Agim Shpata

Jeton Në Heshtjen Time

Vetëm hesht,
kanë shkuar vite.
Te panumërta kujtimet,
kujtime që ndër vite s'mbarojnë.
Ndonse hesht,
mendoj dhe ëndërroj për ty,
për dashurinë që shkoi.
Ty zemra s'të harron,
ndonse nuk flas.
Ndonse vetëm hesht
shpirti më mbushet me mall.
S'mundem dot lotët ti mbaj,
nga zemra dot s'të nxjerr,
nga shpirti dot s'të ndaj.
Vetëm hesht,
ti nuk je kurrkund,
ndjej pikëllim dhe zemra qan.