>
LETERSISHQIP
Aleandro Bici

Frymë E Jetës

Ti je fjala që zemra strehon,
Një ëndërr e heshtur që zemrën e zgjon.
Si pranverë që dimrin ngadalë largon,
Ti je drita që botën ma ndriçon.

Në sy të tu lexoj botë të tjera,
Paqe e trazirë, deti dhe era.
Një prekje e jotja është puthje qiellore,
Një frymë e pastër, një jetë shpirtërore.

Çdo hap me ty është një rrugëtim,
Një histori që nuk ka mbarim.
Fjalët s’mjaftojnë për të thënë ç’je,
Ti je frymë e jetës që më mban përmbi dhe.

Dhe nëse bota ndalet, koha harron,
Dashuria jonë përjetë do jeton.
Sepse ti je fillimi, fundi, gjithçka,
Një ëndërr të përhershme në zemrën time mba.
"Frymë e jetës" është një poezi që shpreh fuqinë e dashurisë si një forcë ndriçuese dhe jetësore. Përmes vargjeve të ndjera dhe rimave të buta, autori sjell një mesazh përjetësie dhe harmonie shpirtërore, duke e bërë atë një reflektim të thellë mbi ndjenjat më të pastra të zemrës.