>
LETERSISHQIP
Aleandro Bici

Toka E Lirisë Dhe Bukurisë

Nga mali me dëbor,
në fushën me lulëzim,
rrjedhin lumenjtë e shenjtë,
si këngë jete pa mbarim.

O vise të larta, krenari,
kodra pafund e bukuri,
ç’fsheh ky vend i bekuar,
përse na mban të dashuruar?

Flamuri me dy krerë,
figurën lartëson,
kuq e zi,kuq e zi,
jemi bashkë një komb.

Fluturon Shqiponja,
identitet tregon,
çohuni shqipëtar,
çohuni përgjithmonë.

Ky vendi im plot bukuri,
fituar nga ata që luftuan për liri,
E sot me mall po ju kujtoj,
plagën time për ju kurrë s’do ta mohoj.

Të mbrojmë gjakun, historinë,
flamurin tonë dhe lirinë.
Kuq e zi zemrat na thërrasin,
për Shqipërinë ne brohorasim.
Kjo poezi është një himn për Shqipërinë, duke lavdëruar bukurinë e saj natyrore, historinë e lavdishme dhe simbolikën kombëtare si flamuri kuq e zi dhe shqiponja dykrerëshe. Ajo thekson krenarinë për lirinë e fituar përmes sakrificave, duke i kujtuar lexuesit rëndësinë e unitetit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Mesazhi kryesor është dashuria e përjetshme për atdheun dhe krenaria për trashëgiminë shqiptare.