>
LETERSISHQIP
Aleandro Bici

Simfonia E Natyrës

Era në pyje një këngë më sjell,
Pëshpërit fshehtas një ëndërr të tjerr,
Gjethet e arta vallëzojnë në shtrëngim,
Në çdo lëvizje një ritëm sublim.

Dielli mbi male puth ditën me flakë,
Hap horizonte me dritë që s’plakë,
Lumi i kthjelltë kërcen mbi gurë,
Zërat e tij gjallërojnë çdo mur.

Qielli i kthjellët tregon pafundësinë,
Yjet me nur ndriçojnë dashurinë,
Hëna si prarë ngrihet ngadalë,
Nata e qetë bëhet një baladë.

Këndo ti, o shpirt, bashkë me këtë tokë,
Zemra të rrahë si dridhet një lokë,
Jeta një simfoni që rrjedh pa mbarim,
Në çdo frymë marrim, në çdo çast gëzim.