>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Nënës

Nëna jonë, drita jonë,
Katër bijat të urojnë.
"S’ka si ty askund në botë",
Biri yt me zemër thotë.

Na ke rritur me mundime,
Ditë e natë pranë u gjende,
Plot urata e ledhatime,
Më këngë djepin e tundje.

Nina, nani, nani, no,
Rritmi fëmijët si zogjtë, oo,
Falju jetë dhe dashuri,
Më e madhja pasuri.

Tërë jetës nuk pushove,
Me djersë e ball flori nxori,
Punë në fushë dhe në shtëpi,
Për familje, për fëmi.

Syri i nënës, roje për ne,
Dhe të vegjël, dhe tani,
Vështirësi kur përballojmë,
Urata saj në ballë na prin.

Porsi hëna nëpër net,
Nga errësira na nxore,
Me duar thure të ardhmen,
Forcë prej zotit more.

Amanetin e babait,
Sa t’kem frymën do ta mbaj,
Borxhet, prindërve të mirë,
As me jetë s’mund t’ua laj.

Pasuri në shpirt e zemër,
Porositë do t’i mbajmë,
Lumturinë më të bukur,
Jetës sonë ata i dhanë.

Kush nuk ia di vlerën nënēs,
Është i humbur në këtë jetë,
Nënë kurrë s’të bëhet tjetër,
Nënë një, është e vërtetë.