Ali Osmani Ohri
Gjuha Shqipe
O ju vëllezër dhe ju motra,
Kudo ku jeni në mërgim,
Mos harroni gjuhën shqipe,
Më të bukurin trashëgim.
Gjuhën tonë të lashtë,
Na e fali perëndia,
Të flasin brezat me njëri-tjetrin,
Të rrojë e lumturojë Shqipëria.
Është e ëmbël dhe e rrallë,
Ndër shekuj e kemi pasë,
Sa të ketë frymën jeta,
Me gjuhën shqipe do të flasë.
Ta mësojnë abetaren,
Shkrim, lexim e këndim,
Fjalët nënë dhe baba,
Me shqipen marrin kuptim.
Gjuha shqipe, gjuhë e artë,
Kudo që jeni të tingëlloj’,
Se ju rrit me gjuhën e nënës,
Sa të jem gjallë dua ta ndigjoj.
Bashkë me qumështin e gjirit
Fëmijët që lindin botës mbarë,
Me gjuhën shqipe i mëkoni
Se në rrënjë e degë jemi shqiptarë.
Kudo ku jeni në mërgim,
Mos harroni gjuhën shqipe,
Më të bukurin trashëgim.
Gjuhën tonë të lashtë,
Na e fali perëndia,
Të flasin brezat me njëri-tjetrin,
Të rrojë e lumturojë Shqipëria.
Është e ëmbël dhe e rrallë,
Ndër shekuj e kemi pasë,
Sa të ketë frymën jeta,
Me gjuhën shqipe do të flasë.
Ta mësojnë abetaren,
Shkrim, lexim e këndim,
Fjalët nënë dhe baba,
Me shqipen marrin kuptim.
Gjuha shqipe, gjuhë e artë,
Kudo që jeni të tingëlloj’,
Se ju rrit me gjuhën e nënës,
Sa të jem gjallë dua ta ndigjoj.
Bashkë me qumështin e gjirit
Fëmijët që lindin botës mbarë,
Me gjuhën shqipe i mëkoni
Se në rrënjë e degë jemi shqiptarë.
Komente 0