>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Ohri Bekuar

Ohri i bukur, vend i lashtë,
Me kështjellë, pranë liqenit,
Edhe sot shqip këngëzon,
E mban gjallë shpirtin e vendit.

Dikur quhej Iliridë,
Shqipërisht Ohër i thonë,
Tregon rrapi plot legjenda,
Krenari nga to buron.

Në rrugicat shtruar me gurë,
Si një qytet mesjetar,
Parqet mbushur plot me lule,
Pemët mbjellë rallë rall.

I lutem zotit ditë për ditë,
Të na japë forcë e besim,
Edhe kur larg Ohrit të jemi,
Ta kemi atë yll për shpëtim.

Ne kemi nevojë për Ohrin,
Dhe Ohrit i duhemi ne,
Si mali që ballë stuhive,
Shkëmbinjtë ngre përmbi re.

Se kush lind dhe do tê vdesë,
Ohrin mos ta lëmë vet,
Gjuha shqipe do të mbesë,
Brez pas brezi sa t'ket jet.