>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Ç'po Na Duhet Foksi

Qënke veshur goce veças për këtë natë
M'u afro dhe ca se është natë e gjatë
Lërma dorën mua rrahje do të ndjesh
Kur t'a sjell te zemra kur muzika qesh

Këpucët pa dashje unë s'do të t'i shkel
Se s'dua për këmbët në klas të ngel
Tinguj kaq intimë zemrave u janë fat
Ç'po na duhet foksi kur ka serenatë

M'u në mes të këngës shkarazi më sheh
Plot një milion yje me syt e tu m'i dhe
Çfarë peshe ka fjala kur s'e thua fare
Goce zemra jote sa njëmijë thesare

Sugjerojë të shkojm lë ti pyet përse
Unë të vijë pas vallës dhe e marrë me nge
Ç'po na duhet foksi kur ka serenatë
Dielli nuk do dalë deri në orën shtatë