Ardit Mehmetaj
Buzët M’I Puthe
M’u afrove dalëngadalë
Me afshin e gojës tënde më përvelove
Buzët se ç’m’i puthe lehtë
E menjëherë ti u largove
Vetëm me një puthje u dashurova
Ti ike, u trete e s’di ku mbete mori vashë
Të kërkoja një kohë të gjatë
Të kërkova por s’të pashë
Rastësisht një ditë n’qytet të takova
Të thirra e pas teje vrapova
Më shikove e vetëm një fjalë the:
"Nuk të njoh as se kush je"
Tash të shikoj çdo ditë nga larg
Ngado që shkon të përçjelli e të sodis
Ti me fjalë jo nuk më vrave
Por me një puthje më the, vdis..
Me afshin e gojës tënde më përvelove
Buzët se ç’m’i puthe lehtë
E menjëherë ti u largove
Vetëm me një puthje u dashurova
Ti ike, u trete e s’di ku mbete mori vashë
Të kërkoja një kohë të gjatë
Të kërkova por s’të pashë
Rastësisht një ditë n’qytet të takova
Të thirra e pas teje vrapova
Më shikove e vetëm një fjalë the:
"Nuk të njoh as se kush je"
Tash të shikoj çdo ditë nga larg
Ngado që shkon të përçjelli e të sodis
Ti me fjalë jo nuk më vrave
Por me një puthje më the, vdis..
Komente 0