>
LETERSISHQIP
Ardit Mehmetaj

Kanga Jem

Zani yt
Si tingulli ma i mirë n’botë
U ba kanga jem

Shikimi yt
Diell mëngjesesh
U ba drita jem

Trupi yt
K’shtjellë madhështore
U ba strehimi jem

Ti
Zambak këmishëbardhë
Kujtim i skalitur, i vjetër
Që bahet i freskët n’çdo muzg