>
LETERSISHQIP
Ardit Mehmetaj

In Memoriam (Gjyshes)

Zot, ç’vetmi çjerrëse është kjo?
I vetmuar zgjuar, i vetmuar në gjumë
Trupin e kapi shtrëngata
Lotët ecnin si një lum

Gjyshja ime vdiq
Fisi mbet pa gruan fisnike
Nofullat e zemrës të gjithëve iu lodhën
Por sytë nuk fshihnin krenarinë që ty të patëm

Kur trupin ta mbuluan me dhe
E lamtumirë të thonin me rend
Diçka përbrenda gjuante shqelma pa ndalë
Zemrën ma godiste shumë rëndë

E të nesërmën në agun e mëngjesit
Nuk të shihja, kishe mbetur veç kujtim
Shikoja vendet ku qëndroje
Tashmë shpirti im përplot trishtim